RSS

Dëshmia e Dritan Priftit në Gjykatë

22 Nën

Kryetari i seancës: Ju paralajmërojmë për përgjegjësitë për të thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, përndryshe jeni subjekt i së drejtës penale për dëshmi të rremë.
Dritan Prifti: Betohem.
Gjyqtari: Cili është profesioni që ju keni?
Dritan Prifti: Deputet
Gjyqtari: Jo zoti Prifti, cili është profesioni juaj?
Dritan Prifti: Ekonomist
Prokurori: A mund të na shpjegoni marrëdhënien që keni pasur me zotin Ilir Meta. Rrethanat që ju shtynë të bënit rregjistrimin?
Dritan Prifti: Kjo është një pyetje që ka të bëjë me një marrëdhënië mëse 12-vjeçare që unë kam patur me Meta. Por do të përpiem t’i bie shkurt dhe në mënyrë të përmbledhur. Në përgjithësi kam pasur me Ilir Meta një marrëdhënie të gjatë, por që shpesh herë ishte problematike. Që në fillimet e njohjes sonë, në vitet 1999- 2000, fillimisht ka qenë një marrëdhënie miqësore dhe e ngushtë. Jam përpjekur që të jem korrekt, bashkëpunues dhe mbështetës. Meta ka qenë në pozita më të larta se unë politikisht, unë kam qenë vartësi i tij. Në 2009-ën kur u bënë zgjedhjet, LSI-ja vendosi të bëjë koalicion me PD-në. Ne vendosëm të hyjmë në bashkëqeverisje dhe ky vendim nuk ishte i lehtë. Kam qenë i pari deputet i Kuvendit që isha pro kësaj aleance. Këtu nisën momentet e xhelozisë, mbase se unë mora rolin e protagonistit. Në atë kohë Berisha më kërkoi mua të isha negociator i kësaj qeverisjeje dhe e përsëris, këtu filloi marrëdhënia xhelozore dhe e sëmurë. Por po kaloj tek marrëdhënia e drejpërdrejtë që nga periudha kur unë drejtoja Ministrinë e Ekonomisë. Fillimisht, kur isha në këtë detyrë, me Metën pata mardhënie normale. Në janar të 2010-ës, marrëdhënia filloi të bëhej stretsante, sepse Meta filloi të bënte kërkesa të ndryshme dhe të shumta. Kërkesa për punësime të ndryshme në ministri apo dikastere që vareshin nga ministria. Kërkesa që kishin të bënin me funksione të tjera për të ndihmuar persona të ndryshëm për koncensione, tendera, ankande apo licensa të shumta. Për hir të së vërtetës, disa kërkesa që i quaja normale, i plotësoja. Të tjerat që ishin jo normale dhe jo të ligjshme, i refuzoja. Gjithmonë i kam zbatuar kërkesat brenda ligjit. Për raste që unë nuk kisha mundësi t’i plotësoja.Meta fillimisht bënte kritika, thoshte pakënaqësi dhe më pas filloi me kërcënime dhe metoda të tjera si shpërndarje thashethemesh për personin tim dhe për largimin tim nga detyra.
Në shkurt të 2010-ës, unë mësoj për një kërkesë të Meta për largimin tim nga detyra. Mësoj nga kryeministri që Meta donte vendin tim dhe unë të shkoja diku tjetër. Pikërisht në këtë muaj disa njerëz më kanë kërcënuar ose te zbatoja urdhërat ose do të ikja nga detyra. Ja kam thënë Metës, ai ka qeshur. I kam thënë edhe emrat e kërcënuesve dhe ai më tha që “s’ka asgjë të keqe që të vij unë në atë ministri dhe t’i të shkosh i jashtëm”. Megjithatë, i diskutuam gjërat dhe ramë dakord që kjo bisedë do hapej me sinqeritet në muajt në vazhdim. Për çdo kërkesë që çmoja normale e kisha bërë zakon që informoja edhe kryeministrin, madje dhe për çështje që zgjidheshin me para në dorë. Një moment Berisha më tha që do flasë me Metën, por pashë që nuk u zgjidh asgjë. Filluan sërish kërkesat ngaMetapër favore. Unë e njoh zotinMeta, ai është një person fals. E njoh mirë….!
Gjykata – Ju s’mund të jepni opinionet tuaja për personin tjetër. Jeni këtu për të dëshmuar, jo të jepni epitete për personalitetin e tij. Nuk ju lejohet.
Dritan Prifti: Do të përpiem të zbatoj porositë tuaja, por për t’ju sqaruar juve se çfarë më shtyu të bëj rregjistrimin, bëra një përshkrim të detajuar. Por do shmang ca përshkrime rreth tij më tej.
Gjykata: Gjuha shqipe ju ofron fjalë që ta tregoni situatë rrerth personit. Nuk lejohet t’i referoheni karakterit të tij.
Avokatët: Dëshmitari po flet gjatë, të dilet në temë.
Dritan Prifti: Unë thashë që nga muaji shkurt i 2010-ës deri në fund si minister, nuk mbaj mend ndonjë takim kuMeta të mos më ketë kërkuar favore. Pra u kthyer në një mardhënie kërkesash. Në një rast, ku dëshmitar në këtë proces është një nga dëshmitarët e naftës, që e keni thirrur sot, kam qenë i sëmurë dhe zotiMeta ka rdhur në shtëpi, më ka hequr jorganin. Unë kthye stresante. Unë vendosa të rregjistroj në këtë pikë. Më tha në telefon që do vij në zyrë të të takoj dhe vendosa ta rregjistroj për ta patur si provë, që kur të ishte nevoja të bëhej publike, t’i jepej drejtësisë.
Prokurori: Ju kujtohet si datë, si muaj? Ku e bëtë bisedën?
Dritan Prifti: Eshtë bërë mesa mbaj mend në fillim të marsit rreth orës 1 të drekës. Në telefon Meta më tha që do ikte jashtë, kshu me tha: “Po vij direkt se do të iki në aeroport”.
Prokurori: Çfarë bisede bëtë?
Dritan Prifti: Ajo bisedë është bërë publike në “Top Channel”. Aty janë trajtuar disa çështje, e para çështja e Artur Hajdarit, pastaj ai i kishte radhitur gjërat në një bllok që e mbante në dorë. Diskutoi gjërat për ‘Albpetrol’, pastaj u diksutua për një koncension për të cilin konkurronin dy kompani. Por kemi diskutuar edhe për gjëra të tjera përshembull për drejtorin e KESH-it ku flitej për ta zëvendësuar.
Prokurori: Bazuar në këtë rregjistrim ne kemi ngritur akuze për koncensionin dhe çështjen e naftës bruto. Na tregoni detaje për këto dy çështje?
Dritan Prifti: Unë do përqëndrohem fillimisht tek biseda e videos. Por nëse është e nevojshme do dal edhe jashtë konteksit. Meta, gjatë takimit në zyrën time më kujtoi të zbatoja çfarë kishim diskutuar lidhur me ankandin për mikun e tij Bekim Halilaj. I thashë “po do ta bëj”, ai nguli këmbë “mbaroje, pse se mbaron, anulloje, pse se anullon?” – më tha për çështjen tjetër “jepe shpejt”, por unë e dija që ishte në gjykatën e Apelit. Zoti Meta më tha “jo çështja në apel ka përfunduar, zbatoje menjëherë sot”. Gjatë bisedës telefonoi Agim Rrapajn, fola me të, i kërkova të dërgonin vendimin e gjykatës që unë të bëja punën sipas ligjit. Në një momentMeta më thotë mua që ky Gimi për ty ka 7 përqind. Kjo ishte ajo që mbaj mend nga biseda.
Prokurori: A mund ta zgjeroni dëshminë jashtë videos. Në perceptimin tuaj ndërhyrjet e tij për koncensionin ishin për shkak të pozitës apo të kundraligjshme?
Dritan Prifti: Për mendimin tim ishin të kundraligjshme. Për 7 përqindëshin , nuk besoj se ka njeri në botë mos ta kuptojë
Prokurori: Ofrimi i 7 përqindëshit apo 700 mijëshes, ishte favor për juve?
Gjykata: Pyetja është sygjestionuese. Të përpilohet ndryshe
Prokurori:Po për ankandin e shitjes naftës a patët ofertë?
Prifti: Për ankandin e naftës në zyrën time nuk ka patur ofertë. Por kjo bisedë është bërë dhjetra herë, është ofruar një milionë dollarë për t’i ndarë mes meje dhe Metës. Biseda është bërë njëherë në ministrinë e jashtme, njëherë në një drekë në Rogner.
Prokurori: Cila ishte sasia e naftës dhe përfitimi?
Dritan Prifti: Kjo bisedë është bërë për 30 mijë tonë naftë që kompania do shiste. Ky ishte ankandi i ALBPETROL
Prokurori: Dëgjohet në rregjistrim që bëhet një këkesë. A mund tna sqaroni përse bëhet kërkesa?
Dritan Prifti: Ai kërkoi ta anulojë ankandin. Ky ishte një ankand ku do merrnin pjesë 20 kompani. Kam idenë se zoti Halilaj që ishte firme e re, mendonte se do kishte konkurrencë të madhe. Por zotiMeta kishte plan që Halilaj të bënte marrëveshje me Armon për rafinerinë edhe këtu Halilaj do kishte përparësi. Në Shqiperi, në atë periudhë por edhe tani, besoj unë ka qenë i vështirë eksporti i naftës bruto, sepse nuk ka kapacitete. Pra shkurt në këtë rast,META kerkoi anullimin se kompania HALILAJ nuk e kishte arritur marrëveshjen me ARMO.
Prokurori: Ndërkohë a ka bërë ankesë kompania Halilaj Group?
Dritan Prifti: Kompania HALILAJ, ka bërë kërkesë për anulimin e ankandit kur ata shkuan në ankand dhe panë që skishte asnjë konkurrent tjetër, pra dhe kërkuan që ankandi të anulohej duke qenë se skishte konkurrence.
Prokurori: Nga e njihje Bekim Halilajn?
Dritan Prifti: Mbaj mend që ma ka prezantuar Ilir Meta.
Prokurori: A keni diskutuar me Bekim Halilajn?
Prifti: Edhe mundet te kem diskutuar.
Prokurori: A keni patur takime në rrethana të shpeshta dhe nëse po, ku?
Prifti: Me zotin Halilaj kam patur disa takime psh në zyrën time, në zyrën e Metës, në hotel Rogner, në një lokal afër shtëpisë sime. Pra kryesisht këto kanë qenë vendet. Në disa raste kam qenë vetëm, në disa raste me Metëm. Në disa raste në Ministrine e Jashtme. Dy herë për drekë ne Rogner që të tre.
Prokurori: Cila ka qenë natyra e bisedave?
Prifti: Bisedat kanë qenë gjithmonë për ankandin e naftës në Albpetrol. Kur zhvillohet dhe si, pra në të gjitha rastet për bizneset e tij. Pra për hir të së vërtetës nuk e kam frenuar në biznesin e tij. I kam thënë merr pjesë në ankand nëse ke dokumentet. Kam pasur si shqetesim të madh se Albpetrol ishte në atë kohë në gjendje shumë të keqe, pritej të bëhej refromë, flitej për largimin e rreth 1500 punëtorëve. Pra isha i interesuar për ankandin e naftës.
Prokurori: Po shtetasin Pajtim Sula e njihni?
Prifti: Pajtim Sulaj ishte nëndrejtor i Albpetrol-it. Posti i tij ishte si të thuash dhe politik, por ai është emëruar atje si profesionist. Zoti Sulaj ka qenë kryetar i komisionit të ankandeve
Prokurori: A keni biseduar me Sulajn?
Prifti: Mbaj mend që me zotin Sulaj kam folur. Nuk e di nëse kam folur për këtë ankand apo jo, apo për diçka tjetër. Por e kam pyetur nëse kjo kompani kishte ndonjë shans të fitonte. Më tha se nuk ka asnjë shans që Halilaj të fitonte. I kam thënë zotit Sulaj fol me zotinMeta dhe thuaji që skemi mundesi ta favorizojmë.
Prokurori: Në kohën që po zhvilloheshin procedurat ju keni ndërmjetesuar që këta dy persona të njiheshin?
Prifti: Jo, ata njiheshin vetë. Zoti Halilaj ka dërguar shumë SMS dhe për këtë ankand edhe për të tjerë. Zoti Halilaj madje më ka bërë ‘forëard’ edhe teksitn e plotë të një mesazhi që ja ka dërguar Sulaj. A ta them permbajtjen?
Gjykata: Po thuaje.
Prifti: Teksti është: “I dashur vëllai im, unë dhe ai që ti e di, u përpoqëm. Por krahu tjetër ka punuar me shumë kujdes. Telefonin sta kam hapur dhe t’i e di pse”.
Prokurori: Na fol për Agim Rrapajn?
Prifti: Unë Agim Rrapajn e kam takuar me një person tjetër, meFatmir Merkon,ky është mik i Metës. I kam takuar me porosi të Ilir Metës. Takime për punë të ndryshme. Zoti Rrapaj se kishte mundesi e lidhje me qeverinë japoneze dhe do sillte fonde këtu. Në të gjitha rastet e takimeve Rrapaj ishte me Merkon. E dija që kishte punë koncensioni për hidrocentralet, por e dija që kishte 20 përqind në këto koncensione, që djali punonte si drejtues apo administrator aty.
Prokurori: A keni bërë ndërhyrje në video?
Prifti: Jo! Prerazi jo, as më ma shkuar në mendje.
Prokurori: Me çfarë e keni bërë rregjistrimin?
Prifti: Rregjistrimin e bëra me një orë të vogël, ngjyrë metalizato. Kjo orë ka bërë rregjistrimin e vidios dhe të zërit.
Prokurori: Sa kohë kaloi nga rregjstrimi derisa e hodhët në laptop?
Prifti: Kjo pjesë më kujtohet shumë mire pasi e kisha laptopin në zyrë. Sa mbaroi flimimi, futa fishat dhe e hodha në laptop.
Prokurori: E nderuar gjykatë, s’kam pyetje të tjera për dëshmitarin.
Avokatët: A po heton Prokuroria e Përgjithshme për ju? Nëse po, për çfarë? A është e njëjtë me akuzën për të cilën Kuvendi ka kërkuar heqjen e imunitetit tuaj?

Prifti: Prokuroria ka kërkuar të bëjë një hetim për disa dyshime ndaj meje, por nuk ka asnjë akuzë zyrtare.

Avokatët: A keni një marrëveshje bashkëpunimi me prokurorinë?

Prifti: Jo.

Avokatët: Keni bërë disa video. Me çfarë mjeti i keni bërë?

Prifti: Regjistrimi është bërë me kameran orë tavoline.

Avokati: Ku e keni gjetur?

Prifti: Ma ka dhënë një shok.

Avokatët: A është ajo ora e dorëzuar në prokurori?

Prifti: Po.

Avokatët: Në aktin e ekspertimit datë 31.10.2011 rezulton se aty nuk gjendet biseda Meta-Prifti

Prifti: Unë nuk kam kompetencë shkencore për të dhënë përgjigje. Unë deklaroj me përgjegjësi të plotë se regjistrimin e kam bërë me atë orë. Se ç’ka brenda, ta gjejnë ekspertët tuaj.

Avokatët: A keni një orë të ngjashme për të dorëzuar?

Prifti: Unë kam disa orë në shtëpi, disa prej të cilave bëjnë regjistrime, por nuk kam tjetër për të dorëzuar.

Avokatët: Pse nuk ndodhet regjistrimi në orë?

Prifti: Me atë orë janë bërë disa regjistrime. Për shkak të memories, duihet të jetë bërë fshirja nga regjistrimet që janë bërë mbrapa.

Avokatët: Nëse janë bërë filmime të tjera, si shpjegohet që nuk janë fshirë të gjitha të tjerat? Ç’program keni përdorur?

Prifti: Me atë orë janë brë edhe regjistrime të tjera. Unë nuk e kam lexuar raportin e ekspertëve,. Janë bërë edhe video të tjera që ekspertët nuk i kanë nxjerrë. Unë them që ka ndodhur prej memories së kufizuar të orës.

Avokati: Cilat i keni çuar Top-Channel-it?

Prifti: Në TCH kam çuar dy usb.

Avokatët: Keni qenë i pranishëm kur është punuar me to?

Prifti: Jo. Ia kam dhënë Filip Çakulit.

Avokatët: A keni çuar orën, apo lap-top-in në TCH?

Prifti: Jo.

Avokatët: Keni ndërhyrë për përpunimin e zërit?

Prifti: Unë nuk kam ndërhyrë kurrë. S’kam pasu ndërhyrje as në zë e as në figurë.

Avokatët:Sipas akteve të ekspertimit, ka ndërhyrje? Si e shpjegoni?

Prifti: Nuk kam shpjegim veç faktit që unë nuk kam ndëhyrë.

Avokatët: Keni ndërhyrë për përmirësimin e dëgjueshmërisë së videos?

Prifti: Asnjë lloj ndërhyrjeje, derisa ishte në zotërimin tim. Unë kam dorëzuar në Prokurori edhe një usb. Unë jam përpjekur të përmirësoj zërin e videos. Në prokurori unë kam dorëzuar edhe dy versione të tjera me zë të pastruar, por këto krahas origjinalit me prapashtesën “.avi”.

Avokatët: Pse nuk e çuat videon në Prokurori?

Prifti: Pas regjistrimit të videos kam shkuar t’ia çoj kryeministrit Berisha. I thashë çfarë kishte brenda. Berisha nuk e pranoi këtë video. Sigurisht që ai duhet të ketë diskutuar me Metën. Pasi unë e pashë reagimin e Metës pas kësaj ditë dhe pata idenë se ai e kishte marrë vesh. Duke pasur parasysh lidhjet e Metës, e kam diskutuar edhe me familjen dhe për shkak të sigurisë sime dhe të familjes sime vendosa ta publikoja në një kohë tjetër.

Avokatët: A e dini që duhet të denonconit direkt?

Prifti: Motivi i vonesës: Nuk gjeta mbështetje tëk kryeministri dhe nuk e mendova veten aq të fortë sa që të përballesha me kryeministrin dhe me zv.kryeministrin. Si edhe kisha frikë për jetën, se çfarë do të ndodhte. Në kohën që e publikova mendova se rreziku ishte më i vogël.

Avokatët: Filmimin e bëtë për hobi, e kishit porosi, apo për ndonje çështje tjetër?

Prifti: E bëra që të dokumentoja kërkesat e tij të jashtëligjshme ndaj meje. Edhe për të parë nëse drejtësia do t’i quante kriminale.

Avokatët: Ju flisni për drejtësi, por e mbajtet 10 muaj videon, e pastaj e çuat në një televizion dhe së fundmi bëtë atë që duhej bërë në fillim, ta çonit në prokurori?

Prifti: Materialin e kam bërë unë publik. Një ditë më parë, apo një ditë më pas unë e kam bërë detyrën time qytetare të denoncimit.

Avokatët: A e njihni A.Xhillarin?

Prifti: E njoh. Kam mardhënie njohjeje me të. Kaq.

Avokatët: Cili është raporti i METE-s dhe Albapetrol?

Prifti: Albpetrol ka kapital 100 përqind shtetëror dhe METE është pronarja e tij. Në çdo mardhënie, ministria mbikëqyr, monitoron, ndihmon.

Avokatët: A ka përfituar në ndonjë rast A.Xhillari?
Prokuroria: Kundërshtojmë pyetjen
Gjykata: Riformuloni pyetjen

Avokatët: A ka fituar Xhillari ndonjë tender tek METE?

Prifti: Mete nuk bënte tender. Zotëria ka fituar një ankand të naftës bruto në Albpetrol. Unë e di se ku do të dalë mbrojtja, por lerini të pyesin.

Avokatët: Tek “Tea konstruksion është bashkëpronare gruaja e dëshmitarit.
Prifti: Kjo është akuzë
Gjykata: Kur bëheshin bisedat mes teje, Metës dhe Halilaj a ishte shpallur fituesi?

Prifti: Mesa kujtoj, jo. Duhet të ketë qenë para ankandit, pasi ai kërkonte ta anullonte.

Avokatët: Ju thoni se Halilaj bënte përpjekje të lidhte marrëveshje me ARMO-n. Diji që firma që e fitoi tenderin të ketë pasur marrëveshje me ARMO-n apo Albpetrolin?

Prifti: Jo.

Avokatët: Pse përfaqësuesit e “Halilaj grup” kanë qenë dy herë tëk Albpetrol?

Prifti: ankandi është anulluar për shkak të një peticioni të punonjësve të ARMO-s, të cilët kishin mbetur pa punë. Sindikata e tyre kishte bërë protestë. Është bërë një takim me sindikalistët. Unë si ministër udhëzova Albapetrolon që të vendoste kushte rigoroze financiare për fituesit dhe që naftën Albpetrol t’ia kalonte ARMO-s.

Avokatët: Në ç’fazë e gjetët koncesionin “Vellezërit Tola”?

Prifti: Kur jam informuar, ajo ishte në proces gjyqësor.

Avokatët: Kur mësuat që ishte mbaruar gjyqi?

Prifti: Nga videoja e mësova nga Meta. Pastaj bëmë edhe ne kërkimet tona, me anë të shkresave zyrtare në gjykatë si dhe vende të tjera.

Avokatët: Në 5 janar 2010 në një memo ju sqaroni Durim Krajën që “gjyqi është fituar, të vazhdojë koncesioni”. Është një shënim i juaji mbi memo.

Prifti: Nuk e njoh memo-n. Nuk e mbaj fare. Jo gjithmonë firmat thonë të vërtetën. Mbase kam bërë, por një verifikim e ka nxjerrë që gjyqi nuk kishte përfunduar.

Avokatët: Na sqaroni arsyen e shifrave 7 dhe 700?

Prifti: Meta më ofroi mua që të merrja pjesën e përqindjes. Unë, si ministër i linjës, duhet të vendosja që këto të fillonin.

Avokatët: Çfarë ishte 7 përqind?

Prifti: Më ofroi 7 përqind të aksioneve.

Avokati: A i keni dëgjuar mirë shifrat që pretendoni?

Prifti: Unë them që e kam dëgjuar mirë, por e kanë dëgjuar edhe 3 milion shqiptarë. I kam dëgjuar mirë.

Avokatët: Kemi pasur mjet për forcimin e dëgjimit?

Prifti: Jo.

Avokatët: A keni shkrujatur një letër në vitin 2002 drejtur Kuvendit ku e informoni për gjendjen tuaj shëndetësore dhe ndërhyrjen?
Prifti: Meqë e thoni ju, ashtu duhet të jetë.
Avokatët: Të njëjtën letër ja keni dërguar dhe Komisionit të Mandateve?
Prifti: Mbase
Avokatët: A mund të mbani mend se çfarë përmbante ajo letër në lidhje me efektet që mund të kishte sëmundja mbi ju?
Prokuroria: Kundërshtojmë pyetjen, pasi nuk ka lidhje me objektin e gjykimit.
Avokatët: Kërkojmë të verifikojmë nesë e ka dëgjuar me vërte shiftrën gjatë bisedës, këtë problem kemi.
Gjykata: Shmangni pyetje të tilla.
Avokatët: Ju pretendoni se video është fshirë për shkak të videove të tjera të filmuara në të njëjtën kohë. Është konstatuat se në memorien e orës ka dhjetra e qindra fotografi me lule. Kush i ka bërë këto foto?
Prifti: Se kam iden. Unë s’kam bërë foto.
Avokatët: Kush i ka futur këto foto?
Prifti: Unë nuk kam bërë dhe nuk kam futur asnjë foto me lule.
Avokatët: Video që është transmetuar më datë 11.01.201 në emisioni “Fiks Fare”, a mund të na thoni se në çfarë date e keni depozituar atë pranë këtij televizioni?
Prifti: Nuk e mbaj mend fiks, por mund t’ju them që e kam dërguar disa javë përpara.
Avokatët: Me çfarë e keni çuar atë video?
Prifti: Me 1 ose 2 USB që më janë dhënë nga emisioni “Fiks Fare”.
Avokatët: Përveç USB-ve, mos e keni çuar dhe me CD?
Prifti: Mbase
Avokatët: A e keni bërë ju Deklarimin e pasurisë në mënyrë të rregullt?
Prokuroria: Kundërshtohet pyetja.
Gjykata: Avokat, ndryshoni pyetjen.
Avokatët: A keni ju dijeni që në Lap-Top-in tuja mund të ketë pasur ndërhyrje dhe është një File me emrin “Fiks Filip”?
Prifti: Çfarë nënkuptoni ju me ndërhyrje?
Avokatët: Si është bërë transferimi i videos?
Prifti: Ju a thashë, me 1 ose 2 USB, të cilat i kamë përdorur për të hedhur të dhënat. Ora dhe Lap-Top-i nuk kanë qenë në përdorim të asnjë personi tjetër përveç meje. Shkarkimet i kam bërë në shtëpinë time, kështu që askush nuk ka parë dhe prekur as orën as kompiuterin.
Avokatët: Nga akt-ekspertimi rezulton që në kompiuterin tuaj është gjetur një program që shërben për bërjen e filmave të animuar. A mund të na thoni se për çfarë e përdorint atë?
Prokuroria: Pyetja nuk është e saktë, pasi akt-ekspertiza tregon që programi është fshirë në vitin 2008 dhe nuk është objekt gjykimi.
Gjykata: Dëshmitar përgjigjuni pyetjes.
Prifti: Unë këtë pjesë e kam dëgjuar vetëm nga mediat. As kam regjistruar, as kam blerë ndonjë program të tillë. Ndoshta ai mund të ketë qenë i regjistruar në kompiuter që në fillim. Mbas regjistrimit, menjëherë e kam shkarkuar në Lap-Top dhe kjo gjë është e verifikueshme pasi në kompiuter ruhet dhe ora e data e shkarkimit. Është e pamundur që mund të bëhet një ndërhyrej në video vetëm brënda pak sekondash, pasi siç ju thash, menjëherë e kam shkarkuar videon në kompiuter.
Avokatët: Kur është përë transkriptimi i videos, a keni qenë ju prezent në ambinetet e televizionit Top Channel?
Prifti: Jo nuk kam qenë.
Avokatët: Ekspertët kanë dal në konkluzionin se në fushën zanore ka mundësi të larta për ndërhyrje…
Prifti: Unë nuk kam bërë kurrë asnjë ndërhyrje. Kam dorëzuar videon origjinale.
Avokatët: Nga ekspertiza rezulton se në datë 01.02.2011 ka ndërhyrje në Lap-Top-in tuaj, ndërkohë që në datë 13.01.2011 ai është dorëzuar në prokurori. A keni ju dijeni për këtë fakt?
Prifti: S’kam asnjë dijeni dhe se kam fare iden.
Avokatët: Në shpjegimet e dhëna, ju keni deklaruar se që në fillim të qeverisjes ju keni pasur kontradikta me Ilir Metën. Si është e mundur atëherë që ai t’ju kërkoi ju favore?
Prokuroria: Këtë pyetja do doni t’ja bënim të pandehurit pasi ai mund të përgjigjet.
Gjykata: Dëshmitar përgjigjuni pyetjes.
Prifti: Unë e përmenda dhe më parë. Në fillim marrëdhëniet ishin normale, ndërkohë në muajt shkurt-mars nisën të acaroheshin. Kjo erdhi për shkak të kërkesave të shumta për favore të jashtëligjshme që vinin nga ana e Metës dhe që unë nuk mund t’i zbatoja.
Avokatët: Kërkojmë kundërshtimin e dëshmisë, sepse dëshmitari në deklarimet e dhëna përpara Prokurorisë thotë që ka bërë ndërhyrje për të rregulluar zërin.
Prifti: Nuk shoh asnjë kundërshtim. Sot thashë të njëjtën gjë që kam thënë dhe përpara organit të akuzës. Unë dorëzova videon origjinale si dhe dy kopje të saj, tek të cilat isha munduar të pastroja cilësinë e zërit. Të njëjtën gjë thash dhe këtu.
Avokatët: Kërkojmë kundërshtimin e dëshmisë pasi gjithashtu Dritan Prifti thotë që ka çuar vetëm 2 USB, ndërkohë që në ambientet e Top Channel, Prokuroria ka gjetur vetëm një CD.
Një tjetër kundërshtim është dhe fakti se ku e ka zhvilluar Dritan Prifti bisedën për 700 mijë eurot me Ilir Metën. Pasi në Prokurori thotë që e ka bërë në momentin kur ishte duke u larguar në nga zyra, ndërsa tani thotë që e ka bërë gjatë bisedës.
Prifti: 700 mijë eurot janë përmendur dhe gjatë bisedës dhe në kohën kur isha duke e përcjell Ilir Metën.
Avokatët: Ju e thoni këtë gjë duke përdorur fjalën “mesa më kujtohet”. Si është realisht.
Prifti: Edhe “mesa më kujtohet” edhe “më kujtohet” kanë të njëjtin kuptim.
Avokatët: Kërkojmë nga Gjykata që dëshmia e dhënë në Prokurori nga Dritan Prifti të mos merret si provë.
Gjykata: Zoti Avokat, ju kundërshtuat dëshminë e dhënë nbë Prokurori, por sipas ligjit, mund të rrëzohet dëshmia e dhënë në senacë. Ajo që është dhënë në Prokurori nuk ndryshon.
Avokatët: Faleminderit. Nuk kemi më pyetje.

 

Rreth Albanian under my eyes

Journalist
Leave a comment

Postuar nga më 22 Nëntor, 2011 te Aktualitet

 

Lini një Përgjigje

Fill in your details below or click an icon to log in:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

 
Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.