Gjithçka nisi me zilen e telefonit. Nga ana tjetër një zë, mes urdhërueses dhe pyetëses pëshpërit: “Do nisësh me helikopter për në Veri”. Ende i përgjumur, ngrihem nga krevati i ngrohtë për të nisur drejt destinacionit, i cili njihej vetëm me emrin “Veri” dhe ku vetëm një gjë ishte e sigurt, bora. Mes përtesës së mëngjesit dhe mungesës së kafes, nis rrugëtimi drejt Farkës, aty ku është dhe baza ajrore e helikopterëve, të cilët prej ditësh janë shndërruar në urën e vetme lidhëse mes zonave të bllokuara dhe pjesës tjetër të vendit. Read the rest of this entry »
Vermosh, ndihma nga qielli aty ku bora arrin 2 metra
Festa e Flamurit në Mitrovicë
“Bjerma një pushkë”. Më këto fjalë i drejtohet Gëzimi, një ish-ushtar i UÇK-së të afërmit të tij. Brenda pak sekondash, në makinën me të cilën ne udhëtonim, bashkohet dhe “karabina”, në qytën e së cilës lexohej qartë “UÇK”. “Nuk i dihet si vjen puna andej dhe ndoshta do na duhet”,- na drejtohet me buzëqeshje Gëzimi. Read the rest of this entry »
Dëshmia e Dritan Priftit në Gjykatë
Kryetari i seancës: Ju paralajmërojmë për përgjegjësitë për të thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, përndryshe jeni subjekt i së drejtës penale për dëshmi të rremë.
Dritan Prifti: Betohem.
Gjyqtari: Cili është profesioni që ju keni?
Dritan Prifti: Deputet Read the rest of this entry »
Kisha Ortodokse përplaset me OMONIA-n: Të hiqet busti i Aristotel Gumës
Busti i Aristotel Gumës, i vendosur prej dy ditësh në oborrin e objektit të kultit, ka shkaktuar një përplasje të fortë mes Kishës Ortodokse dhe përfaqësuesve të minoritetit grek në Shqipëri. Mitropoliti i Gjirokastrës, Dhimitri, duket se ka habitur si shqiptarët, ashtu edhe grekët e mbledhur me himn e flamur bardh’ e blu në oborrin e kishës së Himarës, për të nderuar të aksidentuarin e një viti më parë, të “pagëzuar” prej tyre si hero të Vorio-Epirit. Read the rest of this entry »
Aristotel Guma/ U prehtë në paqe! Αναπαύσου εν ειρήνη
Vdekja e të burrëruarit nuk quhet vdekje. Kështu shkruhet në bustin e të ndjerit Aristotel Guma, i cili i mbuluar me flamurin grek u vendos ditën e djeshme në hyrje të kishës në Himarë. Emri i Gumës do të mbahet mend për një kohë të gjatë, pasi ngjarja e lidhur me emrin e tij zgjoi te shumë nacionalistë helenë ëndrrën e kahershme për Vorio Epirin. Rregullat e mortit u shkelën. Read the rest of this entry »
Tanja Fajon: Kontakti i parë me shqiptarët, kur më ngacmonin rrugëve të Ljubjanës
Edhe pse emri i saj është i dashur për shqiptarët, shumë pak e njohin atë përtej politikanes që loboi fort në Parlamentin Europian për heqjen e vizave për Shqipërinë. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “MAPO”, eurodeputetja Tanja Fajon vjen përmes një rrëfimi personal mbi kujtimet e puthjes së parë, fëmijërisë së kaluar si një vajzë e llastuar, karrierës si gazetare dhe kapërcimin në politikë, si një mundësi për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Read the rest of this entry »
Njeriu i terrorit norvegjez: Shqipëria të ndahet, shqiptarët të dëbohen në Anadoll
“2083/ Deklarata Europiane e Pavarësisë”. Kështu titullohet dorëshkrimi prej 1518 faqesh i autorit të sulmeve të pak ditëve më parë në Norvegji, ku mbetën të vrarë 92 persona dhe u plagosën qindra të tjerë, Anders Behring Breivik. Dokumenti i bërë publik gjatë ditës së djeshme nga gazeta norvegjeze “VG” Read the rest of this entry »
Dosja e trafikut të drogës “Altin Kore”
Biznesmeni i Bllokut, Altin Kore, u arrestua të premten në Rinas, pak minuta pasi zbriti nga një charter. 35-vjeçari i kërkuar në SHBA po kthehej nga pushimet verore në Antalia të Turqisë, kur ka ndjerë shtrëngimin e prangave në duart e tij. Burime nga policia bëjnë të ditur se arrestimi i tij u bë pas mbërritjes së një urdhër-arresti nga Interpol Uashingtoni, përmes së cilit Kore akuzohet për trafik droge në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Read the rest of this entry »
Në betejë pa “Gjeneral”
Prej 5 ditesh, KQZ-ja eshte shnderruar ne “Kalane e Krujes. E rrethuar nga te gjitha anet, kete here jo nga turqit por nga vet shqiptaret. Bedenat e saj jane te fortifikuara dhe te mbrojtura nga policia, FNSH-ja, RENEA qe ne kete rast kane zevendesuar ushtaret me shtiza e shpata. Read the rest of this entry »
Beteja për Tiranën, 5 ditë më pas… vazhdon
Një gardh policësh të ndalin në hyrje të shkollës “Vasil Shanto”. Sapo kalon ta, një numër i madh gazetarësh, kameramanësh e vëzhguesish rendin pas shifrave të fundit të dala nga kutitë e votimit. Read the rest of this entry »